Ballina Religjioni KMSH, paraqitet si një entitet institucional me një origjinë të kontestuar

KMSH, paraqitet si një entitet institucional me një origjinë të kontestuar

SHPËRNDAJE

Nga Mustafa Memeti

Organizata në fjalë, e identifikuar si KMSH, paraqitet si një entitet institucional me një origjinë të kontestuar dhe me një proces formësimi që mund të karakterizohet si i kushtëzuar nga rrethana aksidentale dhe jo nga një koherencë e mirëfilltë ideore apo organizative.
Në analogji metaforike, lindja e saj mund të konsiderohet si strukturalisht e brishtë, çka në terma sociologjike dhe institucionalë, nënkupton një deficit të kapitalit themelor normativ dhe organizativ që në fazat iniciale të zhvillimit.

Nga një perspektivë teologjike dhe filozofike, shpesh argumentohet se natyra e origjinës së një strukture përcakton në mënyrë të konsiderueshme trajektoren e zhvillimit të saj.
Në këtë kuptim, mënyra e themelimit të kësaj organizate dhe konfigurimi i aktorëve themelues duket se kanë ndikuar në formësimin e një kulture institucionale të fragmentuar dhe konfliktuale.

Analiza kronologjike e procesit të krijimit sugjeron se bashkimi i dy entiteteve nuk ka qenë rezultat i një konsensusi të thellë normativ, por më tepër i një ndërveprimi armiqësor, konceptual dhe interesash utilitariste( Haxh-xhi dhe Umra). Kjo qasje instrumentaliste, në terma socio-psikoligjikë, reflekton një orientim drejt përfitimit individual apo grupor, duke dobësuar ndjeshëm kohezionin social dhe besimin institucional.
Në këtë kontekst, perceptimi për uzurpimin e burimeve materiale dhe simbolike të njërës palë përforcon narrativën e mungesës së legjitimietit të plotë.
Një tjetër element kritik lidhet me pritshmëritë dhe ambiciet e aktorëve të përfshirë, të cilat, sipas këtij këndvështrimi, nuk janë artikuluar mbi baza meritokratike apo profesionale, por mbi logjikën e përfitimit dhe kontrollit.
Kjo situatë mund të interpretohet përmes koncepteve të klienëntizmit dhe kapitalit social negativ, ku rrjetet e interesit zëvendësojnë standardet institucionale dhe etike.

Fragmentimi i vazhdueshëm i aktorëve, si në momentin e themelimit ashtu edhe në vijimësi, tregon për një mungesë të kohezionit grupor dhe të një identiteti të përbashkët institucional.
Nga këndvështrimi socio- psikologjik, kjo reflekton një dështim në procesin e interanalizimit të normave të përbashkëta dhe në ndërtimin e besimit reciprok. Për më tepër, përmendja e një deficiti në njohuri, etikë dhe profesionalizëm sugjeron një problem të thellë në kapitalin njerëzor, i cili është determinant për funksionimin efektiv të çdo organizate.
Në këtë linjë, oraganizata( KMSH) përshkruhet si e karakterizuar nga elementet mediokriteti, mungesë orgjinaliteti dhe keqpërdorim të burimeve, çka në analizë institucionale përkthehet si mungesë e mekanizmave të përgjegjshmërisë dhe transparencës.

Mungesa e rezultateve të prekshme në funksion të komunitetit për një periudh të konsiderueshme kohore përforcon percepteimin e një disfunksionaliteti strukturor. Kjo lidhet edhe me përzgjedhjen e lidershipit, e cila , sipas këtij argumenti , nuk bazohet në kritere të qarta meritokratike apo në kompetencë profesionale, por në dinamika të tjera joformale që lidhen me rrjete kapje,ndikimi dhe impakti.

Si përfundim, kjo analizë sugjeron se organizata në fjalë operon brenda një strukture që mund të cilësohet si regresive, ku praktikat klientiste dhe orientimi drejt interesave të ngushta dominojnë mbi misionin publik dhe zhvillimin institucional.

Në mungesë të reformave të thella në nivel strukturor , etik dhe profesional, pritshmëritë për përmirësimin mbetën zero kur shkon një infantil dhe pretendon të vjenë një xhahil(ish taksisti në Egjipt) .