Ballina Aktuale UGLANINI DREJT QEVERISË SË VUÇIQIT? KU DO TË MBETET KAMBERI, NËSE FITON...

UGLANINI DREJT QEVERISË SË VUÇIQIT? KU DO TË MBETET KAMBERI, NËSE FITON NË KËTË GARË TË NGUSHTË ZGJEDHORE?

SHPËRNDAJE

Paraqitja e programit parazgjedhor në një television të kritikuar për favorizimin e pushtetit dhe paqartësitë rreth partnerëve të mundshëm pas zgjedhjeve ngre në pike pyetje për kursin e ardhshëm politik të SDA-së së Sanxhakut.

Kryetari i SDA-së së Sanxhakut, Sulejman Uglanin, prezantoi programin parazgjedhor të parties së tij në RTV Kragujevac, television i cili ndërvite është kritikuar për favorizimin e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), në pushtet në Serbi.

Paraqitja e tij ka nxitur diskutime për mundësinë e një ndryshimi të kursit politik të SDA-së, veçanërisht në separtia do të shqyrtojë bashkëpunimin me qeverinë e ardhshme të Aleksandar Vuçiqit.

Slogani“Familje e lumtur, njerëz të kënaqur, shtet i fortë”, si dhe paralajmërimi për krijimin e një Ministri e për Zhvillimin e Zonave të Pazhvilluara, shtrojnë pyetjen në se SDA-ja synon të sigurojë një rol më të madh institucional pas zgjedhjeve të tetorit.

Uglanini, i njohur për kritikat ndaj pushtetit në Beograd, ka bashkëpunuar në Parlamentin e Serbisë me deputetin shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, në kuadër të Grupit Parlamentar të Pakicave.

Tashmë mbetet të shihet nëse, pas zgjedhjeve, Uglanini do tëvazhdojë nga pozitat opozitare apo do të shqyrtojë mundësinë e hyrjes në qeverinë e ardhshme, përfshirë edhe marrjen e ndonjë posti ministror.

Deri më tani nuk ka konfirmim për ndonjë marrëveshje të tillë, ndaj zhvillimet e ardhshme dhe qëndrimet zyrtare të partive do të jenë vendimtare për të kuptuar orientimin e tyre politik.

A mund të ndikojë rasti I Uglaninit edhe në politikën shqiptare të Luginës?

Zhvillimet rreth SDA-së së Sanxhakut mund të kenë interes edhe përp olitikën shqiptare në Luginën e Preshevës, veçanërisht përshkak të bashkëpunimit të deritanishëm parlamentar ndërmjet SulejmanUglaninit dhe deputetit shqiptar Shaip Kamberi.

Kamberi është njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj politikave të Beogradit dhe për angazhimin në çështjet që lidhen me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai, gjithashtu, ka qenë I përfshirë në organizimin e takimeve në Prishtinë me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti.

Nëse pas zgjedhjeve të tetorit hapen negociata për formimin e qeverisë së re të Serbisë, një nga çështjet që mund të diskutohet në skenën politike do të jetë edhe pozicionimi i partive të pakicave dhe kushtet që ato do të vendosin për një bashkëpunim eventual me shumicën parlamentare.

Në këtë rrethanë, mund të shtrohet edhe pyetja në se Uglanini do të kërkojë një rol institucional në qeverinë e ardhshme, përfshirë drejtimin e ndonjë ministrie, apo nëse do të vazhdojë të veprojë nga pozitat opozitare.

E njëjta çështje lidhet edhe me mënyrën se si do të pozicionohen përfaqësuesit shqiptarë, përfshirë Shaip Kamberin, në raport me institucionet qendrore të Serbisë.

Sidoqoftë, nuk ka të dhëna të konfirmuara që do të dëshmonin se Uglanini ose Kamberi kanë arritur ndonjë marrëveshje përpjesëmarrje në qeverinë e ardhshme. Prandaj, çdo parashikim për

ndarjen e posteve ministrore duhet të mbetet në kuadër të pyetjeve politike dhe jo të paraqitet si zhvillim i kryer./Jetapress/