Ballina Lajme Nga Vendi Ambasadori Sem Fabrici, vizitoi Komunën e Bujanocit

Ambasadori Sem Fabrici, vizitoi Komunën e Bujanocit

SHPËRNDAJE

Gjatë të premtes së 22 shkurtit, në Bujanoc, ka qëndruar për një vizitë pune Ambasadori i Delegacionit Europian në Beograd, Sem Fabrici.

Ambasadori Fabrici, pati kënaqësinë e pritjes nga i pari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me të cilin kanë biseduar për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë për bisedimet shqiptaro-serbe në procesin e finalizimit të dialogut të Brukselit.

Gjatë këtij takimi, gjithashtu, është biseduar edhe për mundësitë  e përfitimit të granteve evropiane përmes programeve të ndryshme për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor të Bujanocit, si njëra nga komunat me ambient më të volitshëm për investime ndërkombëtare në Luginë të Preshevës.

Ambasadori Sem Fabrici, mori pjesë në ceremoninë e ndarjeve të subvencioneve për bizneset e vogla të financuara nga program EU PRO.

Po të njëjtën ditëAmbasadori Fabrici, vizitoi selinë e Këshillit  Kombëtar Shqiptar, në krye me Ragmi Mustafën dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Mustafa, gjatë këtij takimi e njoftoi ambasadorin Fabrici, për kompetencat me të cilat disponon Këshilli Kombëtar që drejton ai, si dhe për planet dhe programet e këtij institucioni të lartë politik e juridik për avancimin e çështjeve të pazgjidhura të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, njoftoj Jetapress.

​