Ballina Lajme Nga Rajoni Kam mendu që në familjen tuaj nuk është normal veç Fahri Xharra

Kam mendu që në familjen tuaj nuk është normal veç Fahri Xharra

SHPËRNDAJE

Lideri i radikalëve të Serbisë dhe kandidati për president të këtij shteti ka reaguar ndaj gazetares Arbana Xharra, e cila mbrëmë e quajti Arbër Zaimin e Vetëvendosje!-s “milic” të tij.

Vojslav Sheshel i ka reaguar Xharrës, duke ironizuar me të dhe xhaxhain e saj, Fahriun, të cilit i është referuar si historian i dështuar.

“Kam menduar se në mesin e familjes suaj ia huq vetëm Fahriu me analizat e tij mbi pellazgo-ilirët, por ti qenke me gllub se ai moj zonjë. Unë s’kam pasur milici time, por kam pasur paramilitarë që ju kanë grirë juve shqiptarët. Dhe ata kanë qenë vetëm serbë”, ka tënë Sheshel në reagimin e tij.

Tutje, ai ka thënë se sot e ka marrë vesh se Arbana Xharra është gazetare dhe se është i habitur se ajo është kryeredaktore e një mediumi, pasi që atë e ka njohur vetëm si “mbesa e Fahriut”.

Në fund e e porosit Arbanën që ky tekst  nuk lexohet pjesërisht, por duhet të lexohet paragrafi i parë, i parafundit dhe paragrafi i fundit, ashtu që nuk duhet t’i fshijë dhe t’i hajë ato që i ka thënë natën e mbrëmshme sikurse xhaxhai i saj, Fahriu. /PamPress/