Ballina Aktuale Myftiu Saqipi vizitoi Fondacionin për arsim dhe kulturë “Alsar” në Tiranë

Myftiu Saqipi vizitoi Fondacionin për arsim dhe kulturë “Alsar” në Tiranë

SHPËRNDAJE

Dje, në Tiranë, me ftesë të Fondacionit për arsim dhe kulturë “Alsar”, qëndroi për një vizitë pune kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe zëvendës/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi.

Delegacionin nga Lugina e priti në mënyrë madhështore drejtori i këtij fondacioni Mehdi Gurra dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët i njoftuan mysafirët për rolin dhe rëndësinë e veprimtarisë shumëdimensionale të këtij fondi.

Myftiu Saqipi, fillimisht falënderoi nikoqirët e fondacionit për ftesën dhe pritjen vëllazërore e miqësor, duke shpalosur përshtypjet rreth takimit me presidentin turk Erdogan në Beograd dhe nevojën që ka populli i Luginës për ndihmë nga bizneset dhe fondacionet e Republikës së Turqisë.

Të dy palët, gjatë bisedimeve të përzemërta, u dakorduan që në të ardhmen takimet e tilla të shpeshtohen dhe të hulumtohen mënyrat e bashkëpunimit në të gjitha sferat e veprimtarisë.

Në fund të takimit drejtori i Alsarit  Mehdi Gurra  e nderoi Myftiun Nexhmedin Saqipin me një  dhuratë modeste nga fondacioni,njofton jetapress.