Ballina Aktuale Kryetare si Ardita!

Kryetare si Ardita!

SHPËRNDAJE

Në rajonin e Luginës së Preshevës, nuk  njeh historia e saj, të ketë pasur në jetën politike e institucionale, një femër kryetare si Ardita Sinani, një shembull i përkryer i politikanes në qeverisjen e shkuar lokale në Preshevë.

Fitorja e zonjës së parë të Preshevës, Ardita Sinani, në krye të ekzekutivit ishte një surprizë e këndshme për skenën politike shqiptare në Luginë të Preshevës, e cila u manifestua me një varg urimesh e përgëzimesh nga më të ndryshmet, duke shprehur krenarinë për ngritjen afirmative të femrës shqiptare në politikë, si vlerë e çmuar evropiane.

Por, mjerisht, gëzimi për Arditën kryetare, nuk zgjati shumë! Pushteti i saj në Preshevë, zgjati vetëm shtatë muaj, pak më shumë se gjysmë viti, pikërisht në periudhën nga 10 mars 2017 e deri, më 15 shtator 2017.

Qarqe të ndryshme shqiptaro-serbe, të tmerruara me sukseset e Ardita Sinanit, në fushën politike dhe ekonomike të vendit, ngritën kurthe e leqe, duke shantazhuar dhe bllokuar ecurinë e punës në Kuvend e duke sjellë Preshevën para organit të dhunshëm dhe më në fund edhe para zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen, më 24 dhjetor, të këtij viti.

Nuk pajtoheshin forcat e errëta reaksionare në Preshevë dhe Beograd, me zërin e fuqishëm të zonjës Ardita, për të drejtat e shqiptarëve, për kontributin e saj rreth “hartimit të Planit Afatmesëm zhvillimor të Komunës së Preshevës, për periudhën 2008-2015, si dhe në trajnimin e suksesshëm të stafit të administratës komunale për certifikimin me ISO standardin 9001, si njëra nga dhjetë komunat e Europës Juglindore, që u financuan nga USAID-CHF-i, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e përkushtuar dhe me kompetencë të lartë profesionale të Prof. Dr. Edita Kastratoviq”.

Sukseset

Po ashtu, këto forca reaksionare shqiptaro-serbe, nuk pajtoheshin me të arriturat e zonjës Ardita, si koordinator e Grupit EEE të CHF-it 2002-2008, për çka ajo nga Drejtoria e USAID-it (CHF) në Beograd, nderohet me mirënjohje të sinqertë për kontributin e çmuar, si eksperte brilante e ekonomisë dhe si bashkëpunëtore e shkëlqyeshme dhe maksimalisht korrekte dhe e përkushtuar.

Jo, vetëm kaq!

Ardita Sinani, gjatë periudhës së qeverisjes së saj, në cilësinë e kryetares së Komunës në Preshevë, bëri kthesa pozitive në qeverisjen lokale.

Hap i parë i saj ishte angazhoi ekspertëve në fushës financiare për të parë obligimet e komunës ndaj ndërmarrjeve kontraktuese, si dhe gjendjen e realizimit të punëve të kontraktuara në terren. Në këtë drejtim ajo hasi në një mal me probleme ne fushën e keqmenaxhimit, nepotizmit dhe aferave të tjera korruptive.

Ish pushteti i dikurshëm ishte kapur me këto dukuri, të cilat sapo kishin marrë drejtimin e duhur, hasën si sharra në gozhdë. Beogradi, përmes grupeve të caktuara shqiptaro-serbe krijoi probleme artificial në organin legjislativ të Preshevës, duke e shpartalluar atë me arsyetimin se nuk po funksion si duhet dhe krijoi një organ të përkohshëm, duke sjell në krye të tij Shqiprim Arifin, ish kryetar komune, nga radhët e Alternativës për Ndryshim.

Rikthimi

“Hillary Clinton” i Luginës së Preshevës, siç e quanin dikur mjetet e informimit, ish kryetaren e Komunës së Preshevës, zonjën Ardita Sinani, u shkarkua nga posti udhëheqës i komunës me një vendim të Qeverisë së Serbisë, më 15 shtatori 2017, duke caktuar në vend të saj një organ të përkohshëm, i cili edhe solli zgjedhjet e jashtëzakonshme në Preshevë, të cilat do të mbahen, pak ditë para festave të fundvitit, më 24 dhjetor 2017.

Partia për Veprim Demokratik, përsëri ka vënë në listën zgjedhore të saj emrin e Ardita Sinanit, një politikane pragmatike, një pedagoge solide dhe një nënë e mrekullueshme shqiptare. Ajo, do të hyjë në një garë elektorale të pakompromis mes tetë partish shqiptare dhe një liste serbe.

Në këtë fushatë elektorale, Ardita Sinani, si kandidate e mundshme për kreun e ekzekutivit të Preshevës, do të garoj me të njëjtin potencial politik për tu kthyer në vendin e duhur, nga i cili vend e larguan ata që nuk i duan ndryshimet në këtë komunë me problem shumë: socio-ekonomike, arsimore, kulturore, shëndetësore etj.

Elektorati i Preshevës, jo vetëm, ai, i Partisë për Veprim Demokratik, e cila ka vënë në ballë të listës zgjedhore zonjën Ardita, përmes votës do t’ia kthejnë autoritetin në vend politikanes e cila din dhe mundet të vazhdoj me vizionet e saj për ta nxjerr vendin nga qorrsokaku politik dhe ngërçi ekonomik.

Me Arditën kryetare, ndryshimet do të vijnë për t’ia kthyer Preshevës buzëqeshjen e humbur. E buzëqeshja Preshevës, i kthehet me kthimin e Arditës në pushtet, me ndihmën e votës së qytetarëve, ngase ajo do të jetë zëri i tyre në parlament, do të jetë një dorë e zgjatur për ndryshime, të cilat vijnë me ndihmën e votës, e cila për të do të jetë jo vetëm nder, por edhe obligim dhe përgjegjësi.

Por, Ardita për të ardhur në pushtet ka disa prioritete, të cilat janë në frymën e programit zgjedhor të partisë që përfaqëson.

Vizioni

Parësore është dëshira e saj për ta ndryshuar Preshevën, si dhe për ta rikthyer energjinë pozitive në këtë komunë, që kishte dikur. Kjo mund të arrihet sipas Arditës me krijimin e sistemit të vlerave, ku respektohet suksesi dhe puna, me qëllim që qytetarët e Preshevës, të jenë krenarë me identitetin e tyre.

Me Arditën kryetare, mbi të gjitha, do të luftohet politika e deritashme degjeneruese , e cila me dirigjime nga lart i ka eliminuar njerëzit e suksesshëm vetëm pse nuk kanë qenë në një vijë me ta, duke i përçarë shqiptarët deri në palcë, e duke e aktualizuar një plan aksional për ndryshimin e substancës kombëtare në favor të elementit serb, që në këtë komunë ka qenë gjithmonë pakicë.

/Nga JetaPress/