Ballina Sport Lugina e Preshevës flet shqip, 5 futbollistë që kontribuojnë për Shqipërinë dhe...

Lugina e Preshevës flet shqip, 5 futbollistë që kontribuojnë për Shqipërinë dhe Kosovën

SHPËRNDAJE
Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të pavarura, por trojet tjera shqiptare kanë mbetur të copëtuar dhe tash i takojnë disa vendeve si Maqedonia, Serbia, Mali i zi dhe Greqia. Por kjo nuk nuk përbën aspak problem pasi gjuha, tradita, vazhdojnë të mbizotërojnë në ato troje.

Gjelbrim Taipi

Lugina e Preshevës që përfshin qyetetet e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit janë qytete me shumicë shqiptare, 5 futbollistë me origjinë nga ajo trevë sot janë pjesë e Kombëtares Shqiptare dhe asaj Kosovare.

Atdhe Nuhiu

Berat Xhimshti dhe Astrit Ajdarevic janë pjesë e Kombëtares Shqiptare, ndërsa Gjelbrim Taipi, Atdhe Nuhiu, dhe Fidan Aliti përfaqësojnë Kosovën. Të gjithë këta futbollistë japin kontributin e tyre, duke mos u bërë pjesë e Serbisë apo ndonjë kombëtareje tjetër europjane.

Astrit Ajdarevic

Berat Xhimshiti me origjinë nga Bujanovci ka luajtur për shpresat e Zvicrës deri sa erdhi ftesa për Kombëtaren Shqiptare duke bërë zgjedhjen e zemrës, e njëjta histori dhe për Astrit Ajdarevicin që mbiemrin e ka pasur Hajdari në fillim por për shkaqe politike në ish Jugosllavinë e Titos kanë ndërruar mbiemrin në Ajdarevic është me origjinë nga Bujanovci dhe ka qenë pjesë e shpresave të Suedisë duke bërë zgjedhjen e duhur në fund duke pranuar Kombëtaren Shqiptare.