Ballina Lajme Nga Bota Rusia reagon ndaj Kosovës pas arrestimit të Gjuriqit

Rusia reagon ndaj Kosovës pas arrestimit të Gjuriqit

SHPËRNDAJE

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, vlerësoi sonte se arrestimi i Marko Gjuriqit, i cili hyri pa leje në Kosovë, paraqet “provokim të ashpër të Prishtinës zyrtare”.

“Ne jemi të indinjuar me provokimin e ashpër të Prishtinës. Jemi plotësisht solidarë me Marko Gjuriqin dhe Serbinë”, shkruan diplomati rus në Twitter.

Gjuriq u arrestua sot nga policia e Kosovës në veri, për shkak se kishte hyrë në territorin e Kosovës pa leje. Ai u dërgua në stacionin Qendra në Prishtinë e më pas u dëbua nga Kosova.

Në një bisedë për RTS-në, Gjuriq ka thënë shkurt se ndihej keq. /Insajder/