Ballina Sport DËSHIRA E FUNDIT E GUARDIOLAS KUSHTON 85 MLN EURO

DËSHIRA E FUNDIT E GUARDIOLAS KUSHTON 85 MLN EURO

SHPËRNDAJE

Pep Guardiola duket se ka vënë një tjetër yll në shënjestër për të përforcuar ekipin e tij, që është super që tani. “Citizens”, në fakt, po dominojnë kampionatin anglez dhe kanë mundësinë të fitojë tre trofe në këtë sezon.

E vetmja njollë e këtij sezoni ka qenë eliminimi i papritur në Kupën e Anglisë kundër Ëigan.

Trajneri spanjoll ka filluar që tani punën për sezonin e ardhshëm dhe, sipas të përditshmes angleze “The Sun”, është gati të vihet në lëvizje për yllin e Real Madrid, Isco. Pep, gjithmonë sipas shtypi britanik, është gati të paguajë 85 milionë euro për të siguruar shërbimet e fantazistit.

Një operacion që mund të realizohet pa probleme, duke parë se lojtari nuk pëlqehet nga Zinedine Zidane dhe Florentino Perez do të ishte i gatshëm ta linte të lirë futbollistin para një shume të tillë./jetapress/