Ballina Aktuale Kujt iu drejtua Mogherini në Beograd kur tha “kjo nuk guxon të...

Kujt iu drejtua Mogherini në Beograd kur tha “kjo nuk guxon të përsëritet”?

SHPËRNDAJE

E Fundit

Goran Bogdanoviq, duke folur për ngjarjet që ndodhën në veri me arrestimin e Gjuriqit, ka thënë se nuk u beson teorive konspirative.

“Ekzistojnë spekulime të ndryshme dhe teori konspirative, por unë nuk i besoj këtyre tregimeve dhe dua të besoj se nuk ishte në pyetje qëllimi i keq, para se gjithash i Beogradit, dhe në një mënyrë edhe i Prishtinës. Mund të thuhet se çështja ka qenë më tepër në nivelin personal. Dua ta përkujtoj deklaratën e Vuçiqit i cili të dielën në Bruksel ka thënë se kishte dashur të shohë se kush guxon ta ndalë Gjuriqin dhe Selakoviqin të shkojnë në Mitrovicë dhe në çfarë mënyre. Duke e ditur mentalitetin e shqiptarëve, se si mendojnë ata dhe për çfarë janë të gatshëm, një reagim i tillë ishte i pritur. Mua më brengos diçka tjetër. Para së gjithash pasiviteti i serbëve në Kosovë dhe pasiviteti i bashkësisë ndërkombëtare. Kjo nuk është hera e parë e hyrjes së njësitit ROSU në veri, por është hera e parë të hyjë në një vendbanim dhe të veprojë në mënyrë kaq brutale. Kjo është “fyerje” për popullin serb”./zeri/