Ballina Lajme Nga Bota Ish-ambasadori Bosch: Formimi i AKS-së duhet të jetë në pajtim me ligjet...

Ish-ambasadori Bosch: Formimi i AKS-së duhet të jetë në pajtim me ligjet e Kosovës

SHPËRNDAJE

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shkruar në Twitter se pajtohet që Asociacioni i Komunave Serbe duhet të jetë në pajtim me ligjet e Kosovës.

Ai ka thënë se reagimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiq, lidhur me formimin e Asociacionit jashtë ligjeve të Kosovës tregon mungesë respekti, përcjell Telegrafi.

Postimi i plotë i ish-ambasadorit Bosch në Twitter

Mirë që Zyra Evropiane për Politikë të Jashtme thekson se AKS në Kosovë duhet të jetë në pajtim me ligjet e Kosovës! Reagimi i Vuçiqit tregon mungesë respekti duke kërkuar nga Komisioni Evropian që Kosova t’i thyejë ligjet e veta!