Ballina Lajme Leme Xhema, gruaja lidere në Luginë, që po e ngjallë jetën në...

Leme Xhema, gruaja lidere në Luginë, që po e ngjallë jetën në Medvegjë

SHPËRNDAJE

Gjilan – Që nga momenti kur është aktivizuar në Komunën e Medvegjes, Lema Xhema ka luajtur një rol të madh në aktivizimin e popullatës së atjeshme. Leme Xhema po tregohet një lidere e vërtetë në Luginë, një grua e fuqishme që po u jep zemër, vullnet e kurajo të gjithë atyre që kanë vendosur ta bëjnë të populluar dhe të qëndrueshme jetën në Medvegjë.

Leme Xhema është emër i njohur në Kosovë. Ajo ishte drejtoresha më e suksesshme sa qëndroj në PTK. Përkundër që tentuan ta eliminonin nga skena politike, ajo ka gjetur rehatinë në vendlindjen e saj në Medvegjë.

Që nga shkuarja e saj në Medvegjë, jeta atje është ngjallur pothuajse në shumë drejtime. Ka aktivitete të shumta në kulturë, në jetën politike, në sport, në fusha të caktuara ku përfitues janë shqiptarët e Medvegjës.

Leme Xhema po tregohet një lider e vërtetë në Luginë dhe ajo tashmë e ka marrë dhe fituar këtë primat. Kudo që ka aktivitete rinore, kulturore, politike e keni në krye të tyre Leme Xhemën.

Leme Xhema vazhdon të mbetet modeste në paraqitjet e saja mediale. “Jam kthyer për ta ndihmuar dhe përkrahur popullatën e Medvegjës. Jam shumë falënderuese që në Medvegjë jam pritur ngrohtësisht. Po mundohem të japi maksimumin për këtë pjesë të izoluar të Luginës” shprehet Leme Xhema për rajonipress.

Ajo thotë se po mundohet tu jep zemër, vullnet e kurajo familjeve shqiptare të mbetura në Medvegjë. “Do të jem përherë e pranishme dhe afër popullatës së Medvegjës. Ata meritojnë këtë përkrahje sepse janë njerëz të vendosur që mos ti` braktisin trojet e tyre. Të gjitha kontaktet që i kam me Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Malin e Zi, i bëjë për interes të shqiptarëve të Medvegjës. Po mundohem t`i aktivizojë të gjitha institucionet shqiptare ku ata udhëheqin, në mënyrë që të ofrojmë mbështetje për komunën e Medvegjës” tha Leme Xhema.

Leme Xhema kishte premtuar për nxënësit e Medvegjës një qëndrim në Shqipëri dhe këtë premtim ajo e ka realizuar këtë fundjavë. “Rreth 50 fëmijë së bashku me arsimtarët e tyre, realizuan vizitën tre ditore në Shqipëri, me ftesë te Presidentit të Republikës së Shqipërisë zotit Ilir Meta” tha Xhema.

Leme Xhema thotë se aktivitete të tilla ku përfitues janë rinia shqiptare e Medvegjës dhe në përgjithësi komuna e Medvegjës do të ketë edhe në të ardhmen./rajonipress/