Ballina Lajme URIMET E JETAPRESS-it PËR ZGJEDHJEN E ARDITA BEHLULIT KRYEREDAKTORE NË PRESHEVA.COM

URIMET E JETAPRESS-it PËR ZGJEDHJEN E ARDITA BEHLULIT KRYEREDAKTORE NË PRESHEVA.COM

SHPËRNDAJE

Redaksia e Portalit Informativ Jetapress, e përgëzon gazetaren Ardita Behluli, me rastin e zgjedhjes të saj për kryeredaktore në portalin presheva.com.

Pajtohemi me vlerësimin e redaksisë se presheva.com se “Gazetarja Behluli, ka përvojë të jashtëzakonshme 19 vjeçare si redaktore përgjegjëse si dhe kryeredaktore në RTV Presheva, gjithashtu si korrespondente për shumë media me renome kombëtare e ndërkombëtare”.

Jetapress, mëson se Ardita Behluli, është edhe drejtoreshë e Shoqatës sëe Gazetarëve “Etika”, pjesëmarrëse në disa seminare, trajnime e forume lokale e rajonale të organizuara nga OSBE-në, nga të cilat misione edhe është shpërblyer me Mirënjohje e Certifikata.

Vlen të ceket se Ardita Behluli, ka të mbaruar Fakultetin e Gazetarisë, të nivelit Master në drejtimin “Komunikim masiv dhe Gazetari” në Prishtinë.

Në këtë drejtim Jetapress i dëshiron Ardita Behlulit dhe Presheva.com, mediumit të parë të pavarur informativ në Luginën e Preshevës, duke u dëshiruar suksese në zhvillimin, afirmimin dhe promovimin e mëtejmë të vlerave informative në këtë rajon dhe më gjerë, për shumë vite me radhë!/Nga redaksia Jetapress, Bujanoc/