Ballina Aktuale Hapet një Mesxhid në Aeroportin Nikola Tesla në Beograd

Hapet një Mesxhid në Aeroportin Nikola Tesla në Beograd

SHPËRNDAJE

z/Reis-l- Uleme i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi Myftiu H. Nexhmedin ef. Saqipi, bën të ditur se Falë Zotit, pas përpjekjeve dhe kërkesave shumëvjeçare dhe si rezultat i bashkëpunimit të mirë të Bashkësisë Islame të Serbisë, drejtorisë së Vakëfit të Ministrisë të Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministrit Momiroviq, si dhe menaxhmentit të Air Serbia, u hap një Mesxhid i vogël për meshkuj dhe veçanërisht për femra në Aeroportin Nikola Tesla në Beograd.

Bëhet e ditur, gjithashtu, se deri më tani ka ekzistuar vetëm mesxhidi në klasën e pasagjerëve të biznesit, por po rregullohet edhe për të gjithë pasagjerët në klasën ekonomike. Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që bënë përpjekje për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. Bravo për Air Serbia, thuhet në urimin e drejtorisë së Vakëfit, të cilin e ka përshëndetur edhe z/Reis Ulema i Rijasetit të Bashkësisë Islameë në Serbi Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, duke shtuar se tani janë krijuar kushtet për udhëtarët besimtarë në Aeroportin e Beogradit, për faljen e namazit, njofton Jetapress.