Ballina Sport Nasuf Ibrahim pjesë e ekipit të parë të FK “Radnik” nga Surdulica

Nasuf Ibrahim pjesë e ekipit të parë të FK “Radnik” nga Surdulica

SHPËRNDAJE

Tërnocasi Nasuf Ibrahimi, është bërë pjesë e ekipit të parë të klubit futbollistik “Radnik” të Surdulicës, ekip kjo që garon në futbollin elitar të Serbisë.

19-të vjeçari Ibrahimi, nga viti i kaluar ka mbrojtur ngjyrat e Radnik-ut, kur është transferuar nga ekipi shqiptar KF “Tërnoci”.

Nasuf Ibrahimi, gjerëtani, nuk ka qenë pjesë e kipit “A” , ai ka garuar për juniorët, ndërsa me fillimin e sezonit dimror, Ibrahimi, është bërë pjesë e formacionit bazë.

Ende nuk dihet se kur do të debutoj futbollisti shqiptar nga Tërnoci, mirëpo Nasuf Ibrahimi, do të jetë shqiptari i dytë i cili do të bëhet pjesë e fubollit elitar serb, pas Iljasa Zulfiut, i cili tashmë po luan standard për ekipin “Radnik” të Surdulicës./Lugina-Lajm/