Ballina Lajme Nga Vendi Ermal Rexhepi: Mediat lokale të rëndësishme për shoqërinë tonë

Ermal Rexhepi: Mediat lokale të rëndësishme për shoqërinë tonë

SHPËRNDAJE

Ermal Rexhepi, shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit, gjatë seancës së katërt kërkoi që pozicioni financiarë për financimin e mediave për vitin 2020 të mos ndryshohet.

Propozimi i tij nuk u votuan nga këshilltarë komunal ndërsa edhe  kryetari i komunës së Bujanocit nuk e mbështeti propozimin e tij.

Rexhepi theksoi  me tjerash se gjatë ditës së djeshme me këshillin për ekonomi dhe financa propozoi që pozicioni I mediave dhe se shumica e anëtarëve votuan kundër propozimit të tij që u manifestua edhe në seancën e sotme të kuvendit komunal.

Rexhepi tha para këshilltarëve se mediat janë të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe duhet të trajtohen të gjithë të barabartë sikur çdo grup i interesit në komunën tonë.