Ballina Religjioni Xhamia në shtetin helvetik: fenomen i integrimit paqësor apo tensioneve socio-kulturore?

Xhamia në shtetin helvetik: fenomen i integrimit paqësor apo tensioneve socio-kulturore?

SHPËRNDAJE

Nga Mustafë Memeti -Teologu

Po jetojmë në një periudhë të karakterizuar nga dinamika të theksuara dhe zhvillime shpesh dramatike në shkallë globale. Në këtë kontekst, jo vetëm nga perspektiva teologjike, por edhe nga ajo humaniste dhe etiko- filozifike, bëhet e papranueshme legjitimimi i dhunës ndaj jetës së pafajshme, si një mjet për të përmbushur interesat ego- centrike dhe materialiste.

Në traditën islame, por edhe në ndërgjegjën universale morale, jeta njerëzore përfaqëson një vlerë të pakrahasueshme- një parim që tejkalon çdo simbolikë tjetër sakrale.

Në këtë klimë të tensionuar globale, edhe në shtetin helvetik është riaktualizuar debati rreth xhamisë dhe rolit të Islamit në hapësirën publike.

Ky riaktivizim diskursiv nuk është i shkuputur nga sjelljet problematike dhe shpesh infantile të disa aktorëve brenda strukturave fetare, të cilët, përmes mungesës së pjekurisë institucionale dhe komptetencës sociale, kontribuojnë në prodhimin e perceptimeve negative dhe në rrijetin e distancës ndërkulturore.

Nga një këndvështrim sociopsikologjik, deligimi i autoritetit tek individ me deficit të kapitalit kulturor, etik dhe intelektual përbën një rrezik serioz për kohezionin komunitar dhe për proceset e integrimit social.

Injoranca, kur institucionalizohet, nuk mbetet vetëm një problem individual, por shndërrohet në faktor prodhues konfliktesh, si brenda komunitetit mysliman, ashtu edhe në raport me shoqërinë më të gjerë.

Deklarativiteti i thjeshtë për vullnet të mirë ndaj shoqërisë nuk është i mjaftueshëm nëse nuk shoqërohet me praktika konkrete që ndërtojnë besim dhe stabilitet social.

E mira, në kuptimin etik dhe praktik, manifestohet përmes përgjegjësisë dhe kujdesit për të mos e vendosur tjetrin në situata pasigurie api tensioni.

Xhamia, si institucion fetar dhe social, nuk duhet të perceptohet apo të funksionojë si hapsirë që gjeneron përjashtim, frikë apo urrejtje, por si arenë e dialogut, reflektimit dhe bashkëjetesës.

Për komunitetin shqiptar mysliman në veçanti, paraqitet një imperativ i qartë: promovimi i një forme të Islamit që harmonizohet me normativat teologjike autentike dhe njëkohësisht me rendin juridik dhe kulturor të shtetit helvetik.

Një artikulim i tillë, nëse mbështetet mbi orgjinalitetin, kompentencën dhe ndershmërinë intelektuale, nuk do të jetë në kundërshtim me kontekstin socio-politik të vendit, por përkundrazi do të kontribuojë në pasurimin e tij.

Në këtë prizëm, ndërtimi dhe funksionimi i xhamive shqiptare myslimane duhet të mbështetet mbi parime të sinqeritetit, transparencës dhe besueshmërisë institucionale.

Çdo devijim nga këto parime- qoftë përmes manipulimit,nepotizmit, tribalizmit, instrumentalizimit apo praktikave korruptive- jo vetëm që dëmton integritetin institucional fetar, por gjithashtu minon besimin e komunitetit dhe legjitimitetin e tij në hapësirën publike.